Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot një nga ditët e tyre më të rëndësishme siç është dita e ngjalljes së Krishtit, por këtë vit festojnë mes pandemisë dhe masave kufizuese.
Është Kryepeshkopi Anastas ai që drejton meshën e Krishtlindjes në Katedralen ”Ngjallja e Krishtit”, ndërsa një muaj më parë Kryepeshkopi u infektua nga COVID-19.
Kjo meshë mbahet me pjesëmarrje të vogël të besimtarëve ortodokse duke respektuar protokollet e sigurisë.
Bie në sy se edhe pse është shëruar nga COVID-19, Kryepeshkopi Anastas bashkë me gjithë përfaqësuesit ortodokse nuk e heqin maskën për asnjë moment.