Ish-kryeministri Sali Berisha uron besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes
Në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale, ku shfaqet përkrah zonjës Liri Berisha, ish kryeministri uron që magjia e kësaj feste të kthehet në mbarësi, ndërsa Krishtlindjet e ardhshme të na gjejnë më mirë.
Urimi i ish-kryeministrit:
“Gëzuar Krishtlindjen!
Miq, besimtaret e krishtere ne Shqiperi dhe kudo ne bote festuan mbreme naten e lindjes se Krishtit Mbret, Hyjit, burrit qe me fuqine e tij hyjnore ndryshoi boten dhe njerezimin.
Le te urojme se bashku te dashur miq qe magjia e kesaj feste te shnderrohet ne frymezim, mbaresi dhe suksese per secilin prej nesh, per çdo shqiptar qe Krishtlindjet e tjera me mire te na gjejne!”