Pavarësisht pandemisë nuk kanë munguar ardhjet nga jashtë shtetit drejt Shqipërisë për festat e fundvitit.
Në 24 orët e fundit në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 1 mijë e 24 qytetarë si dhe 271 mjete.
Ndërkohë nga Qafë Thana kanë hyrë 1849 qytetarë, por edhe numri i daljeve mbetet po aty, 1821 të cilët kanë shkuar në Maqedoninë e Veriut.
Të gjithë qytetarët pas pushimeve mund të futen në tokën greke vetëm nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës.