Të shtëna me armë zjarri në ajër janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17, e njohur edhe si lagjia e “Radenecit”.
Autori ka qëlluar në ajër dhe më pas është larguar. Në vendngjarje janë gjetur 5 gëzhoja.
Denoncimi në polici është bërë nga banorët e lagjes që kanë dëgjuar të shtënat.
Një grua thotë për Ora News se kanë qenë katër të rinj me një makinë të bardhë.
Policia dhe agjentët janë vënë në kërkim të autorit, ende i paidentifikuar.