Policia ka zbuluar një arsenal armësh dhe municionesh gjatë kontrollit të banesës së 45-vjeçarit Josif Kavaja në Elbasan.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije për Ora News se në shtëpinë e tij janë gjetur 30 granata, eksploziv, një arkë me fishekë dhe një kallashnikov.
Kavaja u arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga forcat RENEA.
Gjatë operacionit pati shkëmbim zjarri, ku Kavaja mbeti i plagosur në këmbë.
Ai është transportuar në spitalin e Elbasanit ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike.
Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia u vu në ndjekje të Josif Kavajës prej orës 16:00 të 24 dhjetorit pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të patrullës së Policisë.
Këta të fundit kishin shkuar të kontrollonin banesën e tij, pasi kishte pasur denoncime të banorëve se qëllonte me armë.