Terrorizoi Elbasanin/ Flet motra e Josif Kavajës, me kë kishte konflikte i vëllai që qëlloi mbi RENEA-n

Shqipëria

Terrorizoi Elbasanin/ Flet motra e Josif Kavajës, me kë kishte konflikte i vëllai që qëlloi mbi RENEA-n

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 13:50
Motra e Josif Kavajës

Motra e Josif Kavajës, 45-vjeçarit, i cili qëlloi me kallashnikov drejt policisë ka folur në një prononcim për ABC për ngjarjen e një ditë më parë ku u përfshi vëllai i saj.

Ajo thotë se ai ka shfaqur disa shenja depresioni. Sipas saj, në zonën ku jetonte i vëllai shkonte një bari që i kishte marrë lekë borxh.

“Gjendja e tij pak a shumë ne nuk e dimë se si ka ndodhur ngjarja. Vëllai ka qenë në shtëpinë e vet në jetesën e tij. Nuk ka pasur probleme. Ka pasur shenja depresioni. Nuk i ka dhunuar prindërit asnjëherë. Jo nuk e dinim për armë Kemi dëgjuar një bari që shkon atje i ka marrë lekë borxh dhe ja jepte. Ai e ka nxitur”, është shprehur ajo.

Pyetur nëse ai kishte frikë nga një bari, i cili dilte me armë, e motra u shpreh se ka dëgjuar edhe ajo për këtë gjë.

ABC: Bariu më thanë se dilte me armë me leje dhe vëllai ka dyshuar mos e vriste?

Motra: Kështu e kemi dëgjuar edhe ne. Kemi ditë që nuk kemi folur se nuk mbante as telefon. Jetonte i vetëm në atë zonë nuk ka njerëz të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat