Është shoqëruar sot në polici ish-gjyqtari Alaudin Malaj. Në pamje shihet se Malaj është marrë me forcë nga efektivët e policisë.
Ish-gjyqtari është shoqëruar në Komisariatin nr.2, pas konfliktit pranë Liqenit Artificial.
Raportohet se Malaj është konfliktuar me njërin nga djemtë e tij për makinën.
Sherri babë e bir ka kaluar dhe në dhunë fizike. Menjëherë në vendngjarje arriti policia që bëri të mundur arrestimin e ish-gjyqtarit.