Besimtarët e krishterë në të gjithë vendin kremtojnë sot Krishtlindjen.Por pandemia e koronavirusit ka diktuar festimet.
Për shkak të kufizimeve që nisën në orën 20:30, katolikët iu drejtuan kishave e katedraleve gjatë pasdites së të enjtes, sikurse edhe këtë mëngjes, ashtu siç e bëjnë edhe besimtarët ortodoksë.
Meshat e shenjta u mbajën mbi bazë të protokokllëv e anti-Covid duke shmangur mbi popullimin.
Në Korçë mesha u mbajt në Katedralen “Ringjallja e Krishtit”.
Në Berat, në mungesë te Mitropolitit të Kaninës hirësisë së tij Ignatis , meshën e ka prezantuar At Johan Qako.
Besimtarët i janë përmbajtur masave të sigurisë, duke mbajtur distancën midis njëri-tjetrit.
Lutjet e besimtarëve shkuan për një vit të ndikuar nga pandemia e koronavirusit.
“Shëndet për të gjithë, e kalofshin Covid-in pa siklet!”
“Shpresojmë që Viti i Ri të mos ketë sëjmudnje në radhë të parë!”