Një aksident i trefishtë u shënua këtë të premte në Kukës.
5 persona morën lëndime të lehta, ndërsa dëmet materiale ishin të mëdha sic tregojnë edhe këto pamje.
Aksidenti u shënua në në kryqëzimin e hyrje-daljes në Rrugën e Kombit dhe devijimin e rrugës për në Shishtavec.
Kjo njihet një nga nyjet më problematike.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin u bë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.