Terrorizoi Korçën për Krishtlindje, ky është 19 vjeçari

Shqipëria

Terrorizoi Korçën për Krishtlindje, ky është 19 vjeçari

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 17:41
Emiljano Sali

Pas ngjarjes së ditë së sotme ku një i ri terrorizoi qytetin e Korçës duke qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti me dy bashkëmoshatarë, është bërë edhe arrestimi i tij.

Ai është Emiljano Sali.

Gjithashtu është sekuestruar edhe makina me të cilën u largua duke u arratisur nga vendi i ngjarjes, por vetëm për pak orë, pasi përfundoi pas hekurave.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 17 të qytetit, ndërsa fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan menjëherë policinë të frikësuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat