Prej ditësh i shtruar në Spitalin Infektiv/ Koronavirusi i merr jetën drejtorit të “Patentave”

Shqipëria

Prej ditësh i shtruar në Spitalin Infektiv/ Koronavirusi i merr jetën drejtorit të “Patentave”

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 19:23
Edi Pesha

Ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit Drejtori i Transportit Rrugor në Gjirokastër, Edi Pesha.

Mësohet se i ndjeri ndodhej prej disa ditësh i shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, ku së fundmi gjendja e tij ishte përkeqësuar.

Me gjithë përpjekjen e mjekëve Pesha e humbi betejën me Covid-19. Pesha ishte emëruar si drejtor i Transportit Rrugor, ose ‘Patentave’ në Gjirokastër në dhjetor të vitit të shkuar.

Më parë ai kishte mbajtur postim e drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Gjirokastër.

Në një reagim në rrjetet sociale ish-deputeti i LSI Vangjel Tavo i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe të afërmve.

“I trishtuar nga lajmi për ndarjen nga jeta të mikut tim, Edi Pesha, njeriut babaxhan dhe të nderuar, shokut të mirë dhe me vlera të spikatura njerëzore.  Ngushëllimet e mia për familjen, miqtë dhe të afërmit. U prehtë në paqe! VT“, shkruan Tavo.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat