Zbardhen detaje të reja nga plagosja e 51-vjeçarit Faik Zeqja në Dibër, ku mësohet se 51-vjeçarit i është bërë pritë në vendin e quajtur “Kthesa e Majtarës”, njësia administrative Maqellarë, nga tre persona të maskuar.
Të katërt janë përplasur fizikisht fillimisht dhe më pas një nga të maskuarit e qka qëlluar me armë zjarri në këmbë Faik Zeqjan.
Ashtu i plagosur, 51-vjeçari ka arritur që të shkojë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ka ngritur grupin hetimor dhe po kërkon që të identifikojë autorët dhe t’i vërë ato në pranga.