Fier/ Polici shkon në spital i plagosur me armë zjarri. Ja çfarë deklaroi për ngjarjen, nisin hetimet

Shqipëria

Fier/ Polici shkon në spital i plagosur me armë zjarri. Ja çfarë deklaroi për ngjarjen, nisin hetimet

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 07:59
Ilustrim

Një efektiv policie është plagosur mbrëmjen e sotme. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Fierit, sot rreth orës 21:20, në spitalin e Fierit, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta, punonjësi i policisë K. Lamaj, 39 vjeç, banues në Fier, (punonjës i Komisariatit të Policisë Peqin).

39-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punonjësi i policisë paraprakisht ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht.

“Sot rreth orës 21:20, në spitalin e Fierit, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta, punonjësi i policisë K. L., 39 vjeç, banues në Fier, (punonjës i Komisariatit të Policisë Peqin), i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Punonjësi i policisë paraprakisht ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht”, thuhet në deklaratën e policisë.

Ndërkohë grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat