Ndërtohet “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, Rama: Ka rilindur pas shembjes nga tërmeti

Shqipëria

Ndërtohet “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, Rama: Ka rilindur pas shembjes nga tërmeti

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 11:22
“Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan

Rreth 224 fëmijë të kopshtit “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, Kamzë do të kenë kushte optimale, pas rindërtimit të tij nga e para.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot disa fotografi nga kopshti i rilindur, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

“Mirëmëngjes dhe me kopshtin e ri “Lidhja e Prizrenit”, në Paskuqan, që ka rilindur pas shembjes nga tërmeti të karakatinës së të vjetrit, ju uroj një fundjavë të mbarë”, tha Rama.

Kopshti u ndërtua nga e para me financim të qeverisë shqiptare dhe mbikëqyrje të Fondit Shqiptarë të Zhvillimit.

Vlera e objektit kap shifrën e 83 002 114 lekë pa TVSH, ndërkohë që punimet për këtë kopsht kanë nisur në 22 qershor 2020.

Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat