Deni Doku, vajza 19-vjeçare që po drejtonte automjetin tip “Smart” pas përplasjes së të cilit humbi jetën mikesha e saj, është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh prekës.
Ajo ka publikuar një video në Instastory, ku shihet duke shfletuar një album ku ruan kujtimet me 22-vjeçaren Alida Spahiu.
“Të ndieja tepër. Ti ishe gjëja e parë që e dija që do të kisha gjithë jetën afër. S’do të ketë çast që që s’do të mendoj zemra ime. Dhe do të ndije derisa të kem frymë”, shkruan e pikëlluar Deni Doku.
Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e 5 dhjetorit në rrugën “Demokracia” në Kamzë, ku 22-vjeçarja ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/26/auto_-640-0-5fe703f6de9d81608979009.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/26/auto_-640-0-5fe703f6a9c181608979009.jpg)