Të dënuarit kanë festuar Krishtlindjen në burgun e famshëm Kordhalo të Greqisë.
Një video e publikuar në Tik Tok ka marrë vëmendje në mediat greke.
Video duket se është regjistruar nga një shqiptar, i cili dëgjohet teksa flet shqip.
Një prej të burgosurve shfaqet duke kërcyer nën ritmin e një kënge greke, ndërsa personi që filmon dëgjohet të thotë: “Ec aty, ec babuç”.
Në video duket po ashtu që të dënuarit kanë shtruar një tryezë të madhe të Krishtlindjeve.
Ndërkohë, mediat greke ngrenë shqetësimin se të burgosurit janë grumbulluar duke thyer protokollet e sigurisë së pandemisë.