Ndryshe nga fillimi i muajit dhjetor është ulur ndjeshëm numri i shtrimeve në spitalet Covid- 19, në vendin tonë.
Edhe numri të infektuarve nga 800 mesatarisht çdo ditë ka rënë në rreth 500 gjatë javës së fundit, ndonëse numri të testuarve ka mbetur i njëjtë ose ka pasur një rritje të lehtë (2200-2300). Po ashtu janë raportuar më pak viktima. Këto janë shifra optimiste që paraqet ky fund dhjetori, megjithatë shpresohet nga autoritetet, që kurba të vijë në ulje edhe gjatë javës së mbetur si dhe për janarit.
Në një përllogaritje të një periudhe 1 javore, nga dita e shtunë e deri më sot reportohen 67 shtrime më pak në 4 spitalet Covid-19.
Sot në spitalin COVID-1, deri në drekë janë paraqitur 3 autoambulanca me pacientë.
Në spitalin që ndodhet brenda ambjenteve të QSUT janë të shtruar 85 pacientë nga 120 që është kapaciteti.
Në COVID-2 situata paraqitet edhe më e normalizuar, me 140 shtrime nga 250 në total.
Në spitalin COVID-3 ka 110 pacientë të shtruar, në gjendje mesatare dhe të lehtë.
Në spitalet rajonale, po trajtohen afro 170-180 pacientë, por me një gjendje më të qëndrueshme.