Ulja e numrit të infektimeve, bie shitja e ilaçeve anti-Covid, farmacistja: Në nëntor shitjet më të shumta

Shqipëria

Ulja e numrit të infektimeve, bie shitja e ilaçeve anti-Covid, farmacistja: Në nëntor shitjet më të shumta

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 15:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ditët e fundit është vënë re ulja e ndjeshme e shifrave të infektimeve me Covid. Por këto shifra në rënie reflektohen edhe në shitjet e ilaçeve.

Ndërkohë kjo farmaci ndodhet në zonën e Astirit në kryeqytet, një nga vatrat më të mëdha të shpërndarjes së virusit.

Sipas fjalës së farmacistes thuhet se në nëntor u regjistruan dhe shitjet më të shumta të medikamenteve të kurës anti-Covid.

Këtë muaj, ato ranë me 40 përqind. Farmacistja tregon se pothuajse nuk shet fare antibiotikë, të nevojshëm për të sëmurët në gjendje më të rëndë

Por, ditët e fundit situata e Covid duket e përmirësuar. Nga testimet e kryera rezulton se 1 në 5 apo 6 tamponë rezultojnë pozitiv. Në muajt e kaluar ku raport shkoi deri në 1/3. Në 4 spitalet Covid rezulton se janë të lirë rreth 210 shtretër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat