Uji që rrjedh në çezmat e banorëve të Lozhanit në Maliq nuk pihet.
Banorët thonë thonë u shkon i ndotur. Ndaj e përdorin vetëm për shërbime, ndërsa për të pirë e blejnë.
Banori: Uji vjen i papërdorshëm, ne e blejmë ujin që pijmë. Uji është vetëm për të larë jo për të gatuar.
Shkak sipas banorëve është amortizimi i rrjetit ujësjellës dhe mungesa e investimeve nga Bashkia e Maliqit.
Banori: Këtu duhet ujësjellësi i ri në fakt. Janë të amortizuara, janë shumë problem. Do shumë punë.
Banori: Është keqadministrimi që i bëhet.
Dështimi në administrimin e burimeve ujore nga ana tjetër, thonë se në kohë thatësire detyron kufizime në furnizim.
E në ato ditë, shpëtim kanë depozitat apo enët që duhet të jenë gati për t’i mbushur kur çezma të pikojë
Banori: Shumë pak ujë, me kova, si të mundim.
Banori: I mbushim që në darkë enët t’i kemi gati, kur mbaron uji
Banorët thonë se zyrtarët lokalë apo deputetët kujtohen për ta vetëm në kohë fushate, kur u japin një kafe në lokalin e fshatit e më pas i lënë të përballen vetë me hallet e përditshme.