Viti 2020 vlerësohet nga organizmat e biznesit si një nga më të vështirët për sipërmarrjet në jug të Shqipërisë.
Situata e pandemisë dëmtoi jo vetëm bizneset e vogla por edhe bizneset që punësojnë mijëra vetë.
Autoritetet e shëndetit publik thonë se rastet e infektimeve po vijnë në ulje.
Kështu po rikthehet aktiviteti i disa prej bizneseve prodhuese që u mbyllën përkohësisht.