Dhjetor i zi, nëntë të vrarë në ngjarje kriminale është bilanci i këtij muaji

Shqipëria

Dhjetor i zi, nëntë të vrarë në ngjarje kriminale është bilanci i këtij muaji

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 00:11
Foto ilustrim

Ky muaj u mbyll me një bilanc të rënduar sa i përket numrit të vrasjeve në vend, disa prej tyre ngjarje kriminale.

Nëntë persona humbën jetën që nga fillimi i dhjetorit.

-Më 1 dhjetor u ekzekutua në Vlorë 27-vjeçari Benjamin Bezhanaj,

–Më 2 dhjetor u vra në  Shkodër Ridvan Ramazani

–Më 5 dhjetor Xhulio Prela, në Lezhë

–Më 8 dhjetor vritet nga arma e policisë së shtetit Klodian Rasha.

–Në 10 dhjetor u gjetën të vrarë dy vëllezërit Andrea dhe Martin Olldashi

–Më 15 dhjetor u eliminua Anton Keli në Rrëshen.

–17 dhjetori dita më tragjike, u shënuan 2 vrasje, ajo e Ajet Gunelit në Berat dhe Gentian Kosiqit në Dibër

Përveç dhjetorit, janari dhe gushti prodhuan po ashtu disa viktima, 7 përkatësisht.

Ajo që bie në sy si për këtë vit por dhe për vitin e shkuar, është se pikërisht muaji dhjetor, gusht dhe janar kanë numrin më të lartë të ngjarjeve kriminale, periudhë që përkon edhe me kthimin e emigrantëve në Shqipëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat