Infektohet me COVID zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, ja cila është gjendja e tij

Shqipëria

Infektohet me COVID zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, ja cila është gjendja e tij

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 08:42
Petro Koçi

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi është infektuar nga koronavirusi. Është vetë ai që e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Facebook.

Edhe familja e tij është prekur nga koronavirusi. Ata janë konfirmuar pozitiv ditën e djeshme.

Petro Koçi shkruan se ka pasur disa simptoma si kollë të fortë, temperaturë dhe këputje trupi.

Së fundmi ai u bën thirrje të gjithë personave që kanë qenë në kontakt me të në 4 ditët e fundit që bëjnë kujdes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat