Paloka tregon “mllefin” e intelektualëve ndaj Ramës

Shqipëria

Paloka tregon “mllefin” e intelektualëve ndaj Ramës

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 10:12
Edi Rama dhe Edi Paloka

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka thotë se kryeministri dhe ata që e paguajnë kanë vendosur si objektiv të propagandës këtë fundvit, paraqitjen e Ramës si qeni njerëzore “që ka dhe defekte, po nuk është aq i zi sa duket…”.

Ai shton se për të zbuluar “përpjekjen e grimierëve për të fshehur të keqen nën pudrën e makijazhit”, publikoi mesazhin e një intelektuali të mirënjohur.

Postimi i plotë

Rama personalisht , po dhe ata qe paguan me parate qe na vjedh ne, kete fundviti paskan vene si objektiv te propagandes, paraqitjen e Rames si qenie njerezore “qe ka dhe difekte, po nuk eshte aq i zi sa duket…” , madje , madje ka edhe halle qe ne shqiptaret e rendomte as nuk ja shohim e as nuk i kuptojme…!

Kete here nuk po e komentoj vete kete perpjekje te grimiereve per te fshehur te keqen nen pudren e makiazhit, po vendosa te publikoje mendimin e nje figure te mirenjohur intelektuale per qenien qe kemi kryeministër.

Po e postoj sepse realisht me befasoi reagimi i tij ndaj nje “provokimi” te vogel qe i bera. Po komunikonim mbi nje teme qe kishte lidhje me artin e kulturen e jo me politiken. Une qellimisht “e provokova” per Ramen, qe te shihja reagimin e tij.

P.S

Me qe nuk i kam marre leje , emrin nuk po e publikoj!

Po e postoj direkt me screenshot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat