Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se është duke vazhduar rikthimi në banesa i personave, të cilët janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në vitin e kaluar.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se çdo ditë vazhdon rikthimi në shtëpi i këtyre njerëzve.
“Mirëmëngjesi dhe me disa nga shtëpitë e rindërtuara në Tiranë, ndërkohë që rikthimi në banesa të reja vijon çdo ditë për të prekurit nga tërmeti, ju uroj një të diel të qetë”, ka shkruar Rama.
Pamjet: