Dy automjete përplasen midis tyre, drejtuesit përfundojnë në spital. Policia thotë se ngjarja ndodhi…

Shqipëria

Dy automjete përplasen midis tyre, drejtuesit përfundojnë në spital. Policia thotë se ngjarja ndodhi…

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 10:37
Foto Ilustrim

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të diele në aksin nacional Lushnjë-Berat.

Dy automjete, përkatësisht një “Lancia” dhe një “Volkswagen” u përplasën midis tyre, duke lënë të plagosur drejtuesit e mjeteve.

Njoftimi

Sot rreth orës 09:40, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në vendin e quajtur “Stan Karbunarë”, mjeti tip “Lancia” me drejtues shtetasin A. Gj., 47 vjeç, banues në Lushnjë, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin H. Sh., 19 vjeç, banues në Lushnjë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Lushnjë jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave  ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat