Koronvirusi merr tjetër jetë nga radhët e bluzave të bardha

Shqipëria

Koronvirusi merr tjetër jetë nga radhët e bluzave të bardha

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 11:37
Foto Ilustrim

Një tjetër mjek ka humbur jetën pasi ishte infektuar me koronavirus.

Neuropsikiatri, Sali Baco nga Elbasani ishte shtruar prej ditësh në Spitalin Covid2 në Tiranë, pasi u infektua me virusin potencialisht vdekjeprurës.

Dr. Sali Baco ishte diplomuar në vitin 1969, ndërsa prej viteve 1972 deri ne vitin 1985 ishte shef pavioni. Ne vitin 1985 emërohet Drejtor i Spitalit Psikiatrik.

Ne vitin 1992 deri ne vitin 1995 Drejtor i Shëndetit Publik. Ne vitin 1998 Nëndrejtor i Spitalit Rajonal dhe njëkohësisht Shef i Poliklinikes deri ne vitin 2005.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat