‘Rama avokat i interesave greke’, Nishani: Skandal më të madh e më të zi, nuk mund të ketë

Shqipëria

‘Rama avokat i interesave greke’, Nishani: Skandal më të madh e më të zi, nuk mund të ketë

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 13:13
Edi Rama

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani tha sot se shtrirja me 12 milje detare e Greqisë demton rëndë interesat e Shqipërisë.

Aj i kërkoi Kryeministrit Rama të bëhej avokat i interesave shqiptare dhe jo atyre greke.

Në një postim në faqen e tij në facebook ish kreu i shtetit shqiptar shkruan se, “ skandal më të madh e më të zi, nuk mund të ketë!”.

Postimi i plotë

Kryeministri i Shqipërisë merr përsipër t’i tregojë shqiptarëve se zgjerimi i territorit detar të Greqisë në 12 milje është një e drejtë e Greqisë dhe se Shqipëria nuk ka pse ankohet !!!!!

Skandal më të madh e më të zi, nuk mund të ketë !

Se cili është interesi dhe e drejta e Greqisë është detyra e Kryeministrit të Greqisë ta tregojë e ta mbrojë !

Kryeministri i Shqipërisë ka detyrën dhe përgjegjësinë të mbrojë dhe të tregojë interesin e Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë jo vetëm refuzon të tregojë dhe mbrojë interesin e Shqipërisë, por më zi akoma, bëhet avokat i interesit të tjetrit , interes që dëmton rëndë interesin e Shqipërisë !

Tradhëtia ka Emër !

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat