Ish Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka reaguar ndaj deklaratave të Ramës pasi Greqia dekretoi zgjerimin ujërat territorialë nga 6 në 12 milje. Në një reagim, ditën e djeshme kryeministri shqiptar u shpreh se Greqia ka ushtruar një të drejtë që ia lejon konventa e MontegoBay .
Sipas tij, ky është një skandal dhe i ka bërë thirrje Ramës që të mbrojë e të tregojë interesin e Shqipërisë.
Reagimi i plotë:
Kryeministri i Shqipërisë merr përsipër t’i tregojë shqiptarëve se zgjerimi i territorit detar të Greqisë në 12 milje është një e drejtë e Greqisë dhe se Shqipëria nuk ka pse ankohet !!!!! Skandal më të madh e më të zi, nuk mund të ketë !
Se cili është interesi dhe e drejta e Greqisë është detyra e Kryeministrit të Greqisë ta tregojë e ta mbrojë ! Kryeministri i Shqipërisë ka detyrën dhe përgjegjësinë të mbrojë dhe të tregojë interesin e Shqipërisë. Kryeministri i Shqipërisë jo vetëm refuzon të tregojë dhe mbrojë interesin e Shqipërisë, por më zi akoma, bëhet avokat i interesit të tjetrit , interes që dëmton rëndë interesin e Shqipërisë !
Tradhëtia ka Emër !