Greqia propozon bërjen e testit Covid para kontrollit të pasaportave

Shqipëria

Greqia propozon bërjen e testit Covid para kontrollit të pasaportave

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Greqia ka propozuar që kontrolli shëndetësor në pikat kufitare me Shqipërinë dhe vendet e tjera kufitare të kryhet përpara kontrollit të pasaportave.

Kjo mase pritet të merret për të mbrojtur stafet e policisë kufitare. Lajmi u bë i ditur gjatë një vizite të zv/ministrit të Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikos Hardalia në Janinë.

Pritet që shumë shpejt shtetasit që hyjnë në Greqi përpara kontrollit të pasaportave të kryejnë testin e Covid-19. Kjo do te ndihmojë që efektivet e policisë të mos bien në kontakt me të infektuarit me koronavirus.

Ne rast se një person rezulton pozitiv, atëherë do të rikthehet mbrapsht në vendin e origjinës pa paëur kontakt me efektivet e policisë. Kjo vlen për të gjitha vendkalimet kufitare të Greqisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat