Pandemia rrit me 30% interesin për librin, ndër më të shiturit: Dashuri në kohërat e kolerës

Shqipëria

Pandemia rrit me 30% interesin për librin, ndër më të shiturit: Dashuri në kohërat e kolerës

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 20:27
Foto

Privimi prej  shumë kënaqësive artistike, rrit interesin për librin. Megjithëse viti 2020 është cilësuar një vit i vështirë, sa i përket librit, ka një shenjë pozitive. Jo vetëm kaq, por lexuesi duket se ka qenë i fokusuar drejt letërsisë së mirë.

Dy autorët më të shitur për këtë vit, vazhdojnë të jenë Albert Kamy me “Murtaja” dhe Marquez me “Dashuri në Kohrat e Kolerës”.

Librashitësja Xhoina Salaj  thotë se shitjet këtë vit pandemie shënojnë një rritje të konsiderueshme me 30 për qind më shumë se viti 2019. Por kjo periudhë është shoqëruar edhe me trendin e blerjeve online e cila po vazhdon edhe pas karantinës.

“Këtë vit kanë qenë marramendëse. Ndoshta edhe nga periudha e pandemisë, njerëzit janë edukuar pak për blerjet online, dhe ndonjëherë kanë qenë edhe më të larta..”

Një libër është gjithnjë dhuratë e duhur, e kjo po ndodh ndjeshëm këtë fundvit në kryeqytet.

“Ka pasur në fakt larmishmëri për pjesën e dhuratave. Për pjesën e historisë janë të fokusuar. Për fëmijë, libra me përralla, por edhe romane.”

Megjithëse romani mbetet gjinia e preferuar, nuk mungojnë kërkesat edhe për librat konspirativ mbi Covid -19 në shqip dhe gjuhë të huaja.

Mbyllja e shërbimit të huazimeve të librave në Bibliotekën Kombëtare, si dhe zhvillimi i panairit virtual , ka çuar në rritjen  e blerjeve në librarit e kryeqytetit, ku këtë fundvit librat ofrohen me 10 për qind zbritje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat