Një tjetër krim ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi. Në ishullin grek të Kretës, një shqiptar ka qëlluar për vdekje të birn pas një sherri në familje.
26-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë publik, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka gjetur vdekjen në spital.
Ai u dërgua me urgjencë në repartin e kujdesit intensiv, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe në orën 5.00 të mëngjesit të sotëm dhe ndërroi jetë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e Krishtlindjes. Po ashtu, raportohet se 55-vjeçari">55-vjeçari u ndihmua nga djali tjetër 24-vjeçar">24-vjeçar.
Në fillim kur policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, djali nuk ka treguar që ka qenë pikërisht i ati ai që e kishte plagosur.
Megjithatë, pas hetimeve, u zbuluan edhe detajet. 55-vjeçari">55-vjeçari u arrestua nga policia, së bashku me djalin 24-vjeçar">24-vjeçar. Po hetohet më tej për zbardhjen e plotë të ngjarjes.