Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Adriano Dyrmishin.
Dyrmishi është prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës.
Prokurori Dyrmishi ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore.
Ndërsa në vitin 2010 është emëruar prokuror në Prokurorinë e Rrethit Tiranë ku e ushtron funksionin prej shumë vitesh.