Rama dhe ministrat duhet të kërkojnë leje te Celibashi për fushatë

Shqipëria

Rama dhe ministrat duhet të kërkojnë leje te Celibashi për fushatë

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 13:36
Edi Rama

Miratimi i vendimeve të ndaluara për qeverinë, për ministrat apo për institucionet në varësi të Kryeministrisë, është një ndër vendimet më të rëndësishme të KQZ.

Sipas këtij vendimi, qeveria duhet të raportojë 5 ditë para dhe më pas komisioneri shtetëror, Ilirjan Celibashi vendos nëse do të ndalohet aktiviteti apo jo.

Janë dy çështje kryesore me të cilat KQZ duhet të merret përpara zgjedhjeve të 25 prillit, që kanë të bëjnë me identifikimin biometrik dhe numërimin elektronik. Ky i fundit është projekt pilot. Por duhet të diskutohet edhe në lidhje me votën e emigrantëve.

Komisioneri shtetëror Ilirjan Celibashi ka thënë se pa patur një adresë, emigrantët nuk mund të votojnë, ndryshe nga ministri i Diasporës Pandeli Majko. Sipas Celibashit, KQZ po merret me përpilimin e listës së zgjedhësve që do të përfundojë brenda vitit.

Më pas do të vijohet puna për mënyrën se si do të votojnë emigrantët, gjithmonë nëse do të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Për këtë pikë duhet të ketë edhe një konsensus biometrik.

Përsa i përket identifikimit biometrik, jemi në fazën e prokurorimit të kompanisë që do të merret me teknologjinë. Qeveria ka miratuar vetëm 4 milion euro për mbarëvajtjen e këtij procesi. Pas kësj 6 kompani do të sjellin propozimet e tyre, ku do të zgjidhet vetëm një fitues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat