Policia e Shtetit vazhdon ndëshkimet me gjobë për personat dhe subjektet që nuk kanë zbatuar masat anticovid.
Në 4 ditët e fundit janë ndëshkuar me masë administrative 1357 qytetarë, pasi nuk i zbatuan këto masa.
“Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin, në vijim të kontrolleve për zbatimin e masave anticovid, kanë ndëshkuar me masë administrative 1357 shtetas, konkretisht:
– 1332 shtetas janë ndëshkuar me nga 3.000 lekë, për mosvendosjen e maskës mbrojtëse;
– 5 administratorë subjektesh janë ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë, pasi ushtronin aktivitetin në subjektet e tyre, në kundërshtim me protokollet e sigurisë;
– 20 shtetas janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, pasi janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orarit të ndalimit të lëvizjes.” thuhet në njoftimin e policisë.