Ministrja Kushi flet për takimin që e emocionoi me mësuesit e shëruar nga Covid

Shqipëria

Ministrja Kushi flet për takimin që e emocionoi me mësuesit e shëruar nga Covid

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 16:06
Evis Kushi

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi takoi në ambientet e dikasterit që drejton disa mësues të cilët e kanë kaluar me sukses përballjen me COVID-19 dhe tani janë shëruar.

“Sot zhvillova një takim shumë emocionues me mësues të ndryshëm, të cilët janë prekur gjatë muajve të fundit me COVID-19, ndërsa tashmë janë plotësisht të shëruar dhe janë rikthyer prej kohësh në frontin e parë të sakrificës. Emocionues, sepse secili kishte një histori të veçantë, një përjetim ndryshe nga i të tjerëve dhe një përvojë që do t’i ngelë për shumë gjatë në kujtesë” – shprehet Ministrja Kushi në postimin e saj në “Facebook”.

Ajo cilëson gjithashtu se “gjatë bashkëbisedimit shumë miqësor me ta, u njoha me përvojën e tyre personale në përballjen me armikun e padukshëm, me mbështetjen e pakursyer të mjekëve, me menaxhimin e situatës në shkollë gjatë mungesës së tyre, si dhe emocionet që ka marrë secili prej nxënësve në momentin që janë rikthyer në punë”.

Në fund, Ministrja Evis Kushi shpreh mirënjohjen maksimale për mësuesit e pranishëm në takimin e sotëm dhe çdo mësues tjetër në sistemin arsimor:

“Fjalët janë gjithmonë pak për të shprehur mirënjohjen maksimale dhe shumë të sinqertë jo vetëm për ta, por për të gjithë mësuesit në sistemin arsimor që përgjatë këtij viti tejet sfidues kanë ditur të reflektojnë shpirtin e sakrificës dhe vlerat më të larta profesionale në dobi të arsimimit të fëmijëve tanë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat