Rama i përgjigjet Presidentit Meta: Po kërkon shesh për përsheshin e LSI-së

Shqipëria

Rama i përgjigjet Presidentit Meta: Po kërkon shesh për përsheshin e LSI-së

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 17:52
Ilir Meta dhe Edi Rama

Pas zyrtarizimit të zgjerimit të Greqisë me 12 milje në detin Jon, Presidenti i Republikës Ilir Meta siguroi qytetarët shqiptarë se nuk do të lejojë për asnjë moment të cenohen interesat shtetërore.

Kjo ka sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili shprehet se Kreu i Shtetit po kërkon shesh për përsheshin e LSI, deri në det, ndërkohë që sipas tij e vërteta është e qartë si drita e diellit.

Rama thekson se “Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje e prandaj do shkojnë në gjyq!”

Ai sqaron se “Vendimi në fjalë i Greqisë s’ka lidhje me zonën e kontestuar mes dy vendeve tona, sepse në atë zonë parimi i 12 miljeve është thjesht fizikisht i pamundur sipas Konventës aty ku ky parim nuk është e mundur të zbatohet, ose bëhet marrëveshje ose shkohet në gjykatë!”

Postimi i plotë

Ilir Meta mirëkuptuaka ndjeshmërinë e qytetarëve mbi vendimin e autoriteteve greke për të ushtruar të Drejtën Ndërkombëtare të Detit për Greqinë dhe pasojat e mundshme që mund të paskërka ky vendim për vendin tonë! Në fakt jo, Ilir Meta vazhdon kërkon shesh për përsheshin e LSI!

Vetëm të paudhët si Saliu e si Iliri dhe ndjekësit e tyre me Lulin e me Monikën në krye, mund të kërkojnë shesh për përshesh deri në det, ndërkohë që e vërteta është e qartë si drita e diellit: Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje e prandaj do shkojnë në gjyq!

Vendimi në fjalë i Greqisë s’ka lidhje me zonën e kontestuar mes dy vendeve tona, sepse në atë zonë parimi i 12 miljeve është thjesht fizikisht i pamundur sipas Konventës aty ku ky parim nuk është e mundur të zbatohet, ose bëhet marrëveshje ose shkohet në gjykatë! Ja kështu Like!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat