Artan Shkreli është emëruar si drejtori i ri i Institutit të Ndërtimit në Tiranë, pasi Agron Hysenlliu ndërroi jetë nga COVID-19. Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta pranë Report Tv.
Ndërkohë, referuar të njëjtave burime mësohet se në vendin e Shkrelit si zv. ministër i Infrastrukturës është emëruar Gjergj Simaku.
Agron Hysenlliu ndërroi jetë në 15 dhjetor si pasojë e COVID-19. Ai ishte i shtruar prej mëse një jave në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku fatkeqësisht nuk arriti të fitojë betejën me COVID-in.
Hysenlliu ishte inxhinieri i cili u mor me inspektimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.