Koronavirusi i ka marrë jetën arkitektit të njohur korçar Kliti Kallamata.
Arkitekti prej ditësh ishte infektuar nga COVID-19 dhe po trajtohej në spitalin e Korçës.
Mësohet se gjendja e tij ishte përkeqësuar gjatë ditëve të fundit, dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve ai nuk ia ka dalë ta fitojë betejën me koronavirusin.
Ceremonia mortore do të zhvillohet sot rreth orës 11:00.
Kujtojmë që Kallamata për shumë vite ka qenë edhe Drejtor i Monumenteve të Kulturës në Korçë.