Erë e fortë në Korçë, fshatrat pa energji elektrike

Shqipëria

Erë e fortë në Korçë, fshatrat pa energji elektrike

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 09:50
Ilustrim

Era e fortë në Korçë ka krijuar probleme në disa zona.

Në zona te veçanta në qarkun e Korçës era e fortë ka shkaktuar ndërprerje të energjisë në Fidrin 3 të nënstacionit Ersekë, në nënstacionin e Lozhanit.

Ai i cili furnizon me energji disa fshatra të njësisë administrative Moglicë, si dhe në zonën e Lekasit, Leshnicë ku nga ana e OSHEE janë ngritur grupet e punës dhe po punojnë në terren për eliminimin e defekteve.

Mbi fshatin Mollas të njësisë administrative Mollas, Bashkia Kolonjë në rrugën nacionale nga era e fortë është rrëzuar një plep, ku nga ana e MZSH Kolonjë u morën masat për ta larguar nga rruga dhe prerjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat