Rama flet për zgjedhjet e 25 prillit: S’ka më lojëra me 7 porta, le të fitojë…

Shqipëria

Rama flet për zgjedhjet e 25 prillit: S’ka më lojëra me 7 porta, le të fitojë…

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 11:30
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit foli edhe për zgjedhjet e 25 prillit, të cilat janë vetëm 4 muaj larg.

Kreu i qeverisë, sulmoi sërish partitë e vogla, për të cilat tha se nuk janë produkt i vyer për pluralizmin politike.

 “Unë mendoj se nuk është çështje firoje, por çështje racionaliteti në raport me nevojën e vendit për të pasur qartësi dhe alternativa programore dhe për të pasur zgjedhje mes alternativave

E kam thënë, nuk është sekret. Koha ka treguar që një numër i konsiderueshëm partish të quajtur të vogla, por më të vogla se të vogla, nuk janë një produkt i vyer pluralist dhe demokratik, por janë parti të cilat krijohen për të marrë pjesë në plaçkë.

Nuk ka asnjë dyshim nga ana ime për këtë, kështu që nuk është çështje fitoreje.

Njerëzit do mund të zgjedhin partinë, deputetin që duan, mes disa alternativave të qarta, pa ato lojërat me 7 porta dhe fitoftë më i miri”, tha Rama.

Rama flet me shifra për rindërtimin: Ja sa milionë euro janë investuar! Janë 450 kompani shqiptare dhe 25 mijë të punësuar

Kryeministri Edi Rama foli me shifra konkrete për  procesin e rindërtimit. Në fjalën e tij në konferencën e fundvitit me gazetarët, kreu i qeverisë bëri të ditur se janë disbursuar 289.5 mln euro grante dhe 250 mln euro të tjera hua nga konferenca e donatorëve.

Rama tha se në total nga ky proces i rindërtimit përfitojnë rreth 500 mijë banorë.

“Rindërtimi ecën me ritme goxha pozitive, për fat të keq ndërhyrja dramatike e covidit në gjithë procesin e aktivitetit të këtij viti me mars qershorin në bëri që shumë aspekte të rindërtimit të frenohen. Po punojmë intestivisht për të fituar kohën e humbur.

Sot kemi disbursuar 289.5 mln euro grante dhe 250 mln euro të tjera hua nga konferenca e donatorëve. Pra janë të kanalizuara, pa përfshirë 25 mln euro transferta direkte nga donatorët në buxhet.

Janë 280 mln dollarë, 28 mld lekë që janë vendosur në dispozicion të buxhetit për  rindërtimin në 2021.

Janë  28 kantiere infrastrukture publike.

E gjithë puna e rindërtimit prek shumë më tepër sesa familjet e prekura drejtpërdrejtë.

Janë 500 mijë banorë që afektohen drejtpërdrejt, qoftë nëpërmjet aksesit të fëmijëve në shkolla, aksesit në infrastrukturë, në shërbimet shëndetësore.

Spitali i ri i laçit, 6 qendra të mëdha shëndetësore që do të ndërtohen në atë zonë”, u shpreh Rama.

Rama u shpreh se rindërtimi ka rritur edhe punësimin. Sipas tij janë 450 kompani shqiptare dhe 25 mijë të punësuar.

“Janë 450 kompani shqiptare dhe afro 25 mijë punëtorë të punësuar në procesin e rindërtimit. 158 objekte arsimorë për 25 mijë fëmijë.

Janë 1000 shtëpi të reja që hapi dyert deri pasnesër për të mundësuar kalimin e vitit të ri në një strehë më të re.

Në mars përfundojnë 2500 shtëpi të tjera dhe janë në total 4500 shtëpi që mbyllen brenda 6 mujorit të parë të vitit të ardhshëm.

Kanë filluar apartamentet e reja, vazhdon mbështetja me bonus qiraje, janë 13 mijë familje që trajtohen me bonus

Janë 29 mijë familje që kanë marrë para në dorë për meremetimet dhe në total besoj se mund të themi se rindërtimi do të jetë transformim kolosal”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat