A do kërkonte falje për diçka që nuk e ka bërë mirë, përgjigjet Rama

Shqipëria

A do kërkonte falje për diçka që nuk e ka bërë mirë, përgjigjet Rama

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 11:48
Edi Rama

 

I pyetur nga gazetarët se nëse ka diçka që nuk ka bërë mirë gjatë këtyre viteve në qeveri dhe do t’u kërkojë falje shqiptarëve, kryeministri Rama befasoi me përgjigjen e tij.

Rama tha se personat e vetëm që duhet t’u kërkojë falje janë familjarët e tij, e në mënyrë të veçantë djalit të vogël, Zahos.

“Falje do t’i kërkoj familjes time, për sa shumë jam i detyruar t’iu mungoj.

Dhe patjetër nëse Linda dhe dy të mëdhenjtë përballojnë dhe e kuptojnë edhe më mirë, aty falja është edhe më e madhe”, deklaroi Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat