Tërmeti i fuqishëm/ Meta: Pranë Kroacisë, me të gjithë kapacitetet tona të mundshme

Shqipëria

Tërmeti i fuqishëm/ Meta: Pranë Kroacisë, me të gjithë kapacitetet tona të mundshme

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 18:48
Ilir Meta

Pas kryeministrit Edi Rama, edhe presidenti i Republikës Ilir Meta reagon lidhur me tërmetin e fortë që goditi sot Kroacinë.

Kreu i shtetit shpreh trishtimin e tij për tërmetin e rëndë, ndërsa shpreh solidaritetin e tij me popullin dhe autoritetet kroate.

Presidenti Meta: “I trishtuar nga tërmeti i rëndë, që goditi sot Kroacinë mike! Solidaritet njerëzor me popullin dhe autoritetet kroate, me urimin për ta përballuar me të gjithë forcën këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen e familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre. Pranë Kroacisë, me të gjithë kapacitetet tona të mundshme, si partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë”.

Kroacia u godit ditën e sotme nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë dhe deri tani raportohet për viktima, përpos shumë ndërtesave të rrënuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat