Kryeministri Edi Rama reagon në Twitter lidhur me tërmetin e fuqishëm që tronditi sot Kroacinë.
Sipas shefit të qeverisë, Shqipëria i ndodhet pranë me zemër Kroacisë, ndërsa paralajmëron një ndihmë modeste nga ana e qeverisë shqiptare.
“U kam përcjellë sot shprehjen e solidaritetit vëllazëror Presidentit Milanoviç&Kryeministrit Plenkoviç, për fatkeqësinë mbi qytetin Petrinja!
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/29/auto_edirama-11609265580.jpg)
Shqipëria i është pranë me zemër Kroacisë mike e do të japë ndihmën e saj modeste për shërimin e plagës së hapur nga tërmeti i forte”, shkruan Rama.