Kryeministri Edi Rama ka surprizuar pak para ndërrimit të viteve duke bërë ndërrime në qeveri.
Kreu i qeverisë njoftoi emërimin e Olta Xhaçkës në krye të Ministrisë së Jashtme, pas dorëheqjes së Gent Cakaj, ndërsa i besoi postin e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshit.
Lëvizjet e radhës janë në nivel zv/ministrash. Me largimin e Cakajt, po kështu është liruar nga detyra edhe zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Sokol Dedja.
Para postit që kishte, Dedja ka mbajtur postin e drejtorit për BE-në në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme. Ai ishte si përgjegjës për procesin e negociatave me BE-në.
Në dhjetor të 2019-ës, Dedja u emërua zv.ministër i Jashtëm, duke plotësuar kështu "vakancën" që la Cakaj duke marrë kompetencat si ministër i Jashtëm në detyrë. Sakaq me këto lëvizje ministria e Jashtme mbetet vetëm me një zv/ministër dhe ai është Agron Tare.