Qendra Spitalore Universitare ka vendosur pezullimin nga detyra të mjekut të Urgjencës Mjekësore Paraspitalore Ilir Allkja
QSUT ka njoftuar se pezullimi nga detyra i mjekut ka ardhur për shkak të shkeljes së Kodit etik të punonjësve dhe Kodit të Punës. Sipas QSUT reagimet e vazhdueshme në medie të mjekut konsistojnë në dezinformimin e publikut
Mjeku, Ilir Allkja, u thirr të enjten e kaluar (24.12.2020) në drejtorinë e QSUT me motivacion për rishikimin e kontratës së punës, por sipas tij i është pyetur vetëm për deklaratat e tij publike në lidhje me sistemin shëndetësor. Allkja në një prononcim për mediet pas paraqitjes në drejtori tha se nëse do të penalizohet, do ndjekë rrugët ligjore për të kërkuar të drejtën e tij.
Ende nuk ka një reagim nga mjeku Allkja pas pezullimit.