Kryeministri Edi Rama njofton se Shqipëria do të ndihmojë Kroacinë pas tërmetit të djeshëm me 250 mijë euro.
Rama tha se sapo e ka firmosur këtë vendim, ndërsa ka publikuar dhe një foto.
“Sapo nënshkrova dekretin e Qeverisë së Shqipërisë për të dhuruar 250 mijë euro Kroacisë për të ndihmuar rilindjen e Petrinja pas tërmetit shkatërrues! # Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së”, tha ai.
Kujtojmë se të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në tërmetin me magnitudë 6.4 që goditi Kroacinë qendrore të martën. Ekipet e shpëtimit kaluan gjithë natën në rrënojat e ndërtesave të dëmtuara në kërkim të të mbijetuarve.
Mëngjesin e sotëm, Kroacia u godit edhe nga disa tërmete të tjera me epiqendër po në zonën e Petrinjës. Më i forti ishte i mangnitudës 4.8. Tërmetet, sipas shërbimit sizmologjik kroat u regjistruan në një thellësi prej dhjetë kilometrash.