“Jam pretendent për kryeministër”, Basha: Duhet të stimulohet sipërmarrja e të rinjve

Shqipëria

“Jam pretendent për kryeministër”, Basha: Duhet të stimulohet sipërmarrja e të rinjve

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 14:51
Lulzim Basha

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e rinj, duke u njohur dhe me sfidat e tyre të përditshme.

Basha u shpreh se kjo qeveri gjatë këtyre 7 viteve ka hequr nga ndihma ekonomike dhjetëra –mijëra familje që e meritonin.

Për kryedemokratin zgjidhja afatgjatë është zhvillimi i qëndrueshëm i vendit dhe për këtë qytetarët sipas tij nuk mund të mbështeten më tek qeverisja Rama.

“Duhet një ndryshim i vërtetë dhe i thellë. Qeveria ka për detyrë tu japë sinjale pozitivë investitorëve. Ulja e çmimit të naftës dhe energjisë. Të dhënat e fundit të FMN dhe BB kriza e ekonomisë është më e rënda sepse nuk është mbajtur asnjë premtim dhe para janë çuar vetëm tek oligarkët. Jemi të detyruar të vazhdojmë këtë rrugë deri në zgjedhjet e ardhshme, ku më pas politikës do t’i kthehet fytyra njerëzore. Meqë unë jam kryetari i opozitës dhe pretendi për kryeministër më thoni një arritje të vetme të qeverisë!? Deri më sot nuk ka mbajtur asnjë premtim”, tha Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat