Presidenti i Republikës Ilir Meta dekoroi me rastin e 80-vjetorit të ndarjes nga jeta gjigandin e letrave dhe kulturës shqipe, At Gjegj Fishtën, me dekoratën më të lartë të shtetit shqiptar; “Dekoratën e Lartë të Flamurit”.
Akti i kreut të shtetit është përgëzuar nga shumë qytetarë dhe njohës të veprës dhe kontributit të Fishtës në letërsinë dhe historinë e kombit.
Sipas Ilir Demalisë, dekorata e kreut të shtetit është një vlerësim për njeriun më të lartë që ka nxjerrë kombi.
“Ju lumtë zoti President. Një dekoratë që zbukuron mirënjohjen dhe vlerësimin për Viganin e Veriut dhe tan Kombit Shqiptar, njeriut me të naltë që ka nxjerrë toka arbnore qysh se prej Ilirvet At Gjergj Fishta”, shkruan Demalia në një postim të tijin në Facebook.