Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e mirë se procesi anti Covid në Shqipëri do të nisë në janar në Shqipëri, por se njëherësh ka shprehur zhgënjim ndaj Bashkimit Europian për diferencimin që i bëri Ballkanit, duke nënkuptuar dhe Shqipërinë.
Por pavarësisht këtyre, kryeministri thekson se Shqipëria ia doli dhe kjo falë diplomacisë që arritën.
Kryeministri Rama në Twitter:
Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!
I papranueshëm moralisht, politikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!