Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ishte sot në Kolonjë, ku sipas tij, në këtë vend hajdutëria e kryeministrit Edi Rama ka arritur kulmin.
Braimllari i referohet faktit se 4 kilometra rrugë në këtë zonë kanë kushtuar 20 milion euro, ndërkohë që loti i parë është përfunduar në 2012-n me më pak se 1 milion euro kilometri.
Ish-deputeti në përfundim të reagimit të tij thotë se “dëshira e Edi Ramës nuk është për të investuar, nuk është për të hapur vende të reja pune, por është për të gllabëruar taksat dhe paratë e qytetarëve të këtij vendi”.
“Jemi sot këtu në Qafën e Qarrit, në zonën e Kolonjës aty ku hajdutëria e Edi Ramës ka kapur kulmin. 4 kilometra rrugë, 20 milion euro, kur ndërkohë loti i parë është përfunduar në 2012-n me më pak se 1 milion euro kilometri.
Ka ndryshuar projektin per te rritur artificialisht koston.
Edi Rama në vend që këto para t’i dërgojë për të hapur vende të reja pune, për të suportuar biznesin vendas me qëllim që të kenë mundësi që të rinj dhe të reja të punësohen në këtë vend të mrekullueshëm, i çon në xhepin e tij.
Pra, dëshira e Edi Ramës nuk është për të investuar, nuk është për të hapur vende të reja pune, por është për të gllabëruar taksat dhe paratë e qytetarëve të këtij vendi”, shprehet Braimllari në një video-denoncim të publikuar në Facebook.